21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti sulmon të dorëhequrit: Synuan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje po mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka akuzuar në këtë mbledhje deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes.

“Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Ata dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, por ne jemi një hap larg fitores. Anëtarësimet e reja, sondazhet, qytetarët e konfirmojnë këtë. Me më shumë punë, lëvizja mund të vijë në pushtet”, tha Kurti, raporton lajmi.net

Kryetari i VV-së pati fjalë të rënda edhe për qeverinë e Kosovës.

Ai tha se qeveria që udhëhiqet nga Haradinaj synon të kryejë vetëm punë të këqia për vendin.

Këtu ai përmendi Asociacionin, dhe dialogun me Serbinë.

“Ia kemi falur 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi. Asociacioni po mbetet në verë, pasi qyetarët janë të zhvendosur nga politika”, tha Kurti.

Ai theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit evropian, pasi Thaçi e do këtë rrugë nga Beogradi. Ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale”, tha Albin Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles