13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti sërish bashkë me Osmanin, bëjnë homazhe te obelisku i të pagjeturëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sërish bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, tek bëjnë homazhe të obelsiku i të pagjeturëve që ndodhet fare pranë ndërtesës së Kuvedit të Kosovës, në nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të pagjeturve.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnesti për kriminelët.

Ai rikujtoi se kodi i procedurës penale tashmë mundëson që kriminelët e luftës së fundit në Kosovë të gjykohen dhe dënohen në mungesë.

“Prandaj, është shumë e rëndësishme që të shtojmë punën dhe aktivitetet që çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për gjykimin dhe dënimin e kriminelëve. Për këtë, si Qeveri në detyrë, kemi gatishmëri të plotë, por është koha që edhe Prokuroria Speciale ta thotë fjalën e vet dhe të bëjë punën e vet”, thekson komunikata e e lëshuar nga zyra për komunikim e qeverisë .

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles