Kurti: Prej nesër hiqet taksa dhe aplikohet reciprociteti ndaj Serbisë

0
17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie njoftoi se nga nesër do të fillojë të aplikohet masa e reciprociotetit ndaj produketeve të Serbisë.

Kurti tha se vendimi do të merret sonte në mbledhjen e Qeverisë, e që pritet të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Sot është një ditë e veçantë, meqë Qeveria e Kosovës, po mbanë një mbledhje për një çështje shumë të rëndësishme, për batimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet teegtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokuemntet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjilacionit në fuqi”, tha Kurti gjatë konferencës.

E këto emërtime do të përdoren në dokumente si certifikata hidro-sanitare, për produktet ushqimore dhe jo-ushqimore me përmbajtje jo-shtazore që i nënshtrohen kontrollit hidro-sanitare në kufi dhe certifikata hidro-sanitare për produketet ushqimore dhe jo-ushqimore që i nënshktrohen kontrollit sanitar në kufi.

Ky vendim duhet të zabtohet nga kontrollet kufitare, Dogana, Policia e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjenciaa për produkete dhe pajisje mecinale dhe institucionet e tjera.

Në anën tjetër, Kurti bëri të ditur se tarifa 100 për qind ndaj produketeve të Bosnje e Hercegovinës do të hiqet plotësisht.

“Me Bosnje e Hercegovinën do ta heqim plotësisht tarifën 100 për qind, pa asnjë shtesë tjetër, pra ne nuk duam ë Bosnje e Hercegovinën ta trajtojmë sikur Serbinë. Ne e dimë që Bosnja e Hercegovina vuan nga Serbia. Neve na lufton së jashtme, e Bosnjën së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur që veprimi ynë, si gjest i vullnetit të mirë ndaj BeH, do të hasë në mirëkuptimin e popullsisë atje, por duam që edhe institucionet atje, ndonëse nuk kemi njohje të ndërsjelltë, ta pasojnë këtë me heqjen e vizave mes Kosovëse Bosnje e Hercegovinës. BeH ne nuk e njohim, ata nuk e njohin shtetësinë e Kosovës,por ne duam që Bosnja të egzistoj”, tha Kurti.