Site icon Prishtinapress

Kurti për deputeten e PDK-së që iu bashkua LVV-së: Do të punojmë bashkë për progresin e gjithëmbarshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar sot se Grupit Parlamentar të LVV-së i është bashkuar Adelina Grainca, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të bëhet deputete në listën e PDK-së.

Kurti përmes një postimi në Instagram ka thënë se me deputeten Grainca do të punojnë bashkë për progresin e gjithmbarshëm.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithëmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

 

 

Exit mobile version