10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Pazaret dhe marrëveshja me Serbinë janë shkak për rrëzimin e Qeverisë, jo shkarkimi i Veliut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha para deputetëve të Kuvendit se shkarkimi i ministrit Agim Veliu nuk është shkak për rrëzimin e Qeverisë, por marrëveshja e gatshme me Serbinë që nuk po e mbështetë.

Ai tha se këto pazare presidenciale janë të dëmshme dhe të rrezikshme dhe se nuk mund ta kenë atë si bashkëpunëtor dhe mbështetës.

Kurti bëri të ditur edhe atë që presidenti Thaçi i ka thënë në takim.

Sipas tij, motori i kësaj pune është të s’postohet ai, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të realizohet pazari i marrëveshjes së gatshme.

“Kryeministër hiqe taksën, shkojmë në Uashington e arrijmë marrëveshjen edhe e heqim qafe Serbinë”.

“Me mu kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzaonshme pa u kriju, dhe nuk ka marrëveshje as në shpi të bardhë as të gjelbër e as të kuqe për shkëmbim territorial me Serbinë”, tha Kurti.

“Motori i nxitimit të shkarkimit të kësaj qeverie ka të bëj me marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Pazari presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles