13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton Astrit Deharin në ditëlindjen e tij, thotë se duhet rrëzuar tiraninë pushtetare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në aktivistin Astrit Dehari me rastin e ditëlindjes së tij.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Astrit Dehari, mbytur në burg si shumë dëshmorë të lirisë para tij, na tregon se ende koha e heronjve është aktuale për ne.

“Është aktuale sepse kemi prezent regjimet e dhunshme dhe despotizmin tradhtar, e njëkohësisht kemi prezent edhe pasivitetin shoqëror, të cilin e shkund vetëm një subjekt, fatkeqësisht”, ka shkruar Kurti.

Ai më tutje ka thënë se ” nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare”

Postimi i plotë:

Në secilën kohë, njeriu ka dëshirë të mendojë se heronjtë, dëshmorët, i përkasin së shkuarës, se ata i përkasin historisë që e gjejmë në libra, se në të tashmen jemi qytetarë, njerëz, individë, e nuk ka më vend a nevojë për heroizma.

Koha e heroizmave është kohë vërtet fatkeqe, kohë kur kundër dhunës së pushteteve tiranike nuk ngrihet një popull i tërë, që të vendosë lirinë, demokracinë e drejtësinë e vet, por vetëm pak njerëz të paepur, të cilët me sakrificën e vet e trimërojnë shumicën e popullsisë dhe e frikësojnë pakicën despotike.

Vërtet pra, një popull me qytetari të lartë, që nuk e toleron tiraninë e despotizmin, i tejkalon heronjtë e dëshmorët, i lë ata në të shkuarën.

Por Astrit Dehari, mbytur në burg si shumë dëshmorë të lirisë para tij, na tregon se ende koha e heronjve është aktuale për ne. Është aktuale sepse kemi prezente regjimet e dhunshme dhe despotizmin tradhtar, e njëkohësisht kemi prezent edhe pasivitetin shoqëror, të cilin e shkund vetëm një subjekt, fatkeqësisht.

Sot, më 26 shkurt, në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.

E sot, i urojmë ditëlindjen edhe Adem Demaçit, heroit të gjallë të qëndresës dhe mospërkuljes përballë çdo pushteti tiran e gjakatar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles