10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti konfirmon dështimin e marrëveshjes me LDK-në

Lideri i  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar haptazi se nuk është arritur marrëveshja për koalicionin me LDK-në.

Edhe pse nesër do të zhvillohet seanca inaugurues për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, në të do të shkohet pa dakordim të dy partive, LDK e VV.

Kurti tha se kishte planifikuar që sot të takonte deputetët e pakicave e të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm, por që kjo u pamundësua nga refuzimi i brendshëm i ofertës për koalicionin qeverisës, duke shkuar kështu nesër në Kuvend pa marrëveshje për qeverisje.

Kurti ka thënë se është obligim i tij moral, qytetar e njerëzor që në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë do të shkohet pa dakordim qeverisës.

Fjalimi i plotë:

Oferta ime e parmbrëmshme, pra e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme e pika e parë: Dihet që Vetëvendosje si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit edhe nënkryetari i Kuvendit, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis Kryeparlamentarit dhe Nënkryetarit të Dytë të Kuvendit, Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq Nënkryetarin e Dytë Vetëvendosje. Kësisoj LDK e ka Kryeparlamentarin, kurse Vetëvendosje dy nënkryetarë të Kuvendit. Pika e dytë: Çështja e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet edhe një ministri, Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet kondensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij, ose të saj,  do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosjes. Pika e tretë: Sipas kërkesës së LDK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet në ç‘rast Kultura dhe Rinia i takojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë.

Pakicat joserbe e marrin Ministrisë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrisë për Komunitete.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe po bëhet një muaj nga certifikimi i zgjedhjeve që nxorën Vetëvendosjen fituese.

Përgjatë këtyre bisedimeve katërjavëshe , VV ka bërë katër kompromise të rëndësishme, përderisa LDK-ja asnjë.

Programi qeverisës i imi si kryeministër është 50% nga ai i LDK-së.

Zv.kryeminsitri i parë në Qeveri do të jetë i LDK-së, pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato meqë insistonte që doemos të zgjidhte e para.

Oferta e parmbrëmshme që u refuzua dje, ishte koncesioni ynë i pesë, poashtu dihet se ne kemi qenë tejet gjeneroz edhe në përpjekjet për koalicionin parazgjedhor në muajt gusht e shtator të këtij viti.

Tash më shumë se kaq, përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo, nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku të shkojmë.

Duam të ndajmë përgjegjësinë qeverisës në drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues, ed uke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit si dhe gjysmën e qeverisë.

Në këto ditë do të dëshironim konstitiumin e qeverisë së re, e megjithatë do të na duhet të presim. Pritja i kushton shtetit, shoqërisë, ekonomisë sonë, por ja që detyrohemi të presim meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucionet e reja, e aty mund të arrijmë vetëm nëse me bisedimet për formimin e qeverisë udhëhiqemi të dyja palët nga vlerat e transparencës e drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetarë e atdhetare.

Ju falënderoj e u jam mirënjohës për interesimin, durimin e përkrahjen.

E di qe jeni lodhur ca, edhe ju por si unë. Mirëpo ndryshimin e madh politik, që ju keni prodhuar me 6 tetor nuk do të lejojmë që të zvogëlohet apo të deformohet. Ky është moment historik. LDK e ka në dorë përcaktimin për ndryshimin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles