Site icon Prishtinapress

Kurti kërkon ndihmën e mërgatës për ta përballuar pandeminë, hap edhe xhirollogari bankare për dërgim të parave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në ka kërkuar mbështetjen e mërgatës për tejkalimin e COVID19.

Kurti falënderon bashkatdhetarët, duke thënë se çdoherë që Kosova ka pasur nevojë mërgimtarët kanë qenë afër saj.

“Ju e deshët Kosovën edhe atëherë kur nuk ju kanë përfillur, në raste kur iu ka bërë gati e pamundur votimi nga jashtë apo edhe duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurtit theksoi se kjo mbështetje e jashtëzakonshme e secilit po e shtyjnë Qeverinë ti vazhdojë ndryshimet rrënjësore.

“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.

Exit mobile version