Site icon Prishtinapress

Kurti ia kthen letrën Thaçit për takim: Takohemi më 6 janar

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie Albin Kurti ia ka kthyer përgjigjen presidentit të Kosovës Hashim Thaçi lidhur me takimin e radhës.

Presidenti Thaçi kishte kërkuar përmes një letre takim me kreun e VV-së për  nesër në ora 10:00, në kabinetin e tij.

“Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si president i Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet në ftesën e Thaçit.

Presidenti kërkon që në këtë takim konsultativ t’i konfirmohet i propozuari për kryeministër për formimin e qeverisë së Kosovës.

Por, kreu i Vetëvendosjes kanë refuzuar ftesën, duke propozuar që takimi të mbahet të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme.

Exit mobile version