7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i kthen letrën Thaçit: Nuk kemi refuzuar as kërkesën e as propozimin e mandatarit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar sot me një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në letrën e Kurtit thuhet se presidenti Thaçi nuk ka të drejtë e as autorizim kushtetues të konstatojë se LVV ka refuzuar të propozojë kandidatin për kryeministër.

“Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles