14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Grenell ‘ka rrëmbyer dialogun’

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një konference online të organizuar nga PresseClub Concordia me seli në Vjenë, ka folur për rrëzimin e qeverisë së tij në kohë pandemie, presionin amerikan për heqjen e taksës dhe paralajmërimet për formimin e një qeverie të re.

Analisti dhe gazetari boshnjak Jasmin Mujanoviq ka përcjellë konferencën dhe ka dhënë detaje përmes rrjetit Twitter.

Kryeministri Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka punuar për të rrëzuar qeverinë e tij, duke dashur të fusë gjendjen e emergjencës, të dërgojë ushtrinë në rrugë, të krijojë incidente, dhe kështu të hapë rrugën për një marrëveshje të ngutshme për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Sipas tij, presidenti Thaçi dëshiron një marrëveshje të nxituar me Serbinë për qëllimin e qartë të shmangies së burgut, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë saj, teksa Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, ndërsa Grenell kujdeset vetëm për “nënshkrimin në fund të faqes, e jo përmbajtjen e saj”.

Kurti sugjeron që ambasadori Grenell ka qenë kaq agresiv në përpjekjen për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mund të japë një fitore politike për Trump, dhe në kontrast me paraardhësit e tij BIll Clinton, George Bush, dhe Barack Obama.

I pyetur për rolin e Ambasadës amerikane në Kosovë në të gjitha këto, Kurti thotë se negociatat janë “rrëmbyer nga Grenell”.

Kurti është shprehur kundër çdo zgjidhjeje përmes shkëmbimit territorial, teksa ka shtuar se “asnjë fshat nuk do të dëshirojë të përfundojë në anën e gabuar” dhe se të gjithë duhet të punojnë për anëtarësim në BE, kështu q ë marrëveshjet territoriale nuk janë të nevojshme.

Ai ndërkaq ka pranuar se nuk ka parë një hartë të shkëmbimit të territoreve, por thotë se një këshilltari i ngushtë i Thaçit dhe një këshilltar i ngushtë i tij (Kurtit) ishin takuar dhe kishin biseduar për këtë.

“Tri komuna veriore t’i bashkohen Serbisë, Presheva Kosovës – por jo edhe qyteti dhe hekurudha që ‘i përket Kinës’”.

Kurti ndërkaq ka thënë se emërimi i Miroslav Lajcak në postin e emisarit special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi është pritur me skepticizëm, përfshirë edhe atë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, duke pasur parasysh se ata vijnë nga shtete që refuzojnë të njohin Kosovën si shtet.

“Detyra kryesore e Lajçak duhet të jetë që ta bindë Vuçiqin për të braktisur çdo marrëveshje të shkëmbimit territorial ose versione të marrëveshjes së shkëmbimit territorial”, ka thënë ai.

Sipas tij, proceset e negociatave të udhëhequra nga BE dhe SHBA “janë si në dy planetë të ndryshëm” dhe se ka shumë pak koordinim midis dy palëve. /kp/Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles