Kurti flet për takimin me Nenad Rashiq

0
40

E plotësuar: Pas takimit me me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq, kreu i VV-së,  ka theksuar se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

“Nenad Rashiq nuk e ka asnjë aferë apo skandal si ministër. Ai është një ndër ministrat më të mirë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Bisedova me të për procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky ishte shumë i zhgënjyer. Unë isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin zgjedhor se si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe. Ndërkombëtaret raportuan se ka pasur parregullsi. Qeveria e kaluar nuk i ka trajtuar fare këto parregullsi dhe ne duhet t’i trajtojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se, Nenad Rashiq nuk e ka asnjë aferë apo skandal si ministër dhe sipas tij, Rashiq është një ndër ministrat më të mirë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Tutje ai ka theksuar se, “nuk ishte një takim për koalicionin e ardhshëm, por isha i interesuar të merrja informacione mbi mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve nga vet personi që ka marrë pjesë në zgjedhje”.

Kurti para mediave foli edhe për diskutimet për koalicion qeverisës me LDK-në, teksa tha se javën e ardhshme pritët të diskutojnë grupet punuese për harmonizim të programeve.

Për dallim nga Albin Kurti, Nenad Rashiq përkundër insistimit nuk ka dashur të deklarohet për media.

Takohen Kurti-Rashiq

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

Kurti pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës, njofton Telegrafi.