Kryeministri Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra.
Ai iu ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Enver Dugolli, zëvendësministër i Mbrojtjes
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë
Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.