Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell është takuar dy herë.
Kurti ka pohuar se në dy takimet asnjëherë nuk i ka thënë se do të heq tarifën 100 për qind pa reciprocitet.
“Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka pohuar se është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.