10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti dhe Bërnabiq takohen për herë të parë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër

Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjithë krerët e qeverive, ministrat dhe bizneset nga rajoni.

Në sesionin e kryeministrave të rajonit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Kurti sot pritet të takohet për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.

Ky Samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

“Si një investitor kryesor në rajon, ne mezi presim të fillojmë samitin e katërt të Investimeve në Ballkanin Perëndimor. BERZH e sheh Ballkanin Perëndimor si një rajon me përparësi dhe qëllimi ynë është të shikojmë potencialin duke e mbështetur rritjen ekonomike, si dhe integrimin rajonal”, tha para takimit presidentit i BERZH-it, Suma Chakrabarti.

Aktualisht BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.

Samiti do të fillojë me një seancë të nivelit të lartë për të diskutuar vizionin e përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë për investime. Kjo do të pasohet me një panel diskutimi për “Energjinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles