18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kurti bisedë telefonike me Engel, thotë se është i pakënaqur me politikën aktuale të SHBA-së ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel.

Kurti me Engelin kanë biseduar lidhur me situatën pandemike me Covid-19, dhe atë politike.

Sipas një komunikate për media, Engel kishte paraqitur në hollësi pozitën e tij në raport me qasjen e administratës amerikane, posaçërisht të Ambasadorit Grenell, kundrejt qeverisë së zgjedhur në bazë të Kushtetutës dhe sistemit demokratik zgjedhor.

Ai theksoi se nuk pajtohet në asnjë mënyrë me ndërhyrjen se kush duhet ta udhëheqë Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Vetëm qytetarët e Kosovës mund të vendosin një gjë të tillë.”

Më tej thuhet se “Engel shprehu përkrahjen e plotë për Qeverinë Kurti në menaxhimin e COVID-19, si dhe në respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ai pohoi se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999 ka qenë të përkrahë shtetin demokratik e të pavarur të Kosovës.”

“Kongresisti gjithashtu paraqiti mendimet e tij, që i shprehu në letrën e fundit të tij që i shkroi Sekretarit të Shtetit Pompeo, në të cilën bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë taktikat e rënda ndaj Kosovës duke anashkaluar përpjekjet e çnjohjeve të Kosovës nga Serbia dhe zgjerimin e marrëdhënieve të tyre me Serbinë”.

Ai theksoi që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në politikat e brendshme të Kosovës, përfshirë atë që kush duhet të udhëheqë shtetin dhe dialogun me Serbinë.

Kongresisti Engel gjithashtu u pajtua me vendimin e Kosovës që të largojë tarifat dhe kërkoi që programet e Korporatës së Sfidave të Mileniumit duhet të rifillojnë pa ndonjë pengesë.

Kryeministri paraqiti falënderimin e qytetarëve të Kosovës dhe diasporës Shqiptaro-Amerikane për punën dhe rolin e Kongresistit Engel dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj Kosovës.

Ai ka kaluar 3 dekada në regjion dhe përkushtimi i tij aktiv është i shoqëruar nga njohuria e kaluar dhe vizionin e pastër për të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor.

Në fund thuhet se “Kryeministri në detyrë Kurti paraqiti nevojën dhe domosdoshmërinë për koordinimin e relacioneve transatlantike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbrojtje të interesave në Ballkan, si mënyra e vetme e garantimit të paqes, demokracisë dhe progresit. Biseda përfundoi me përkushtimin e plotë nga të dy anët për bashkëpunim dhe përkushtimin e Kongresistit Engel për mbështetje në kanale diplomatike dhe qëndrime publike në mbrojtje të demokracisë, kushtetutshmërisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ai paraqiti gatishmërinë e tij për komunikimin konstant sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles