Site icon Prishtinapress

Kurti bën thirrje të mos bëhet panik pas konfirmimit të dy rasteve me coronavirus në Kosovë

Pas konfirmimit të dy rasteve me coronavirus, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës.

Ai gjithashtu kërkoi që të mos paraqiten në Klinikën Infektive edhe nëse kanë simptoma të infektimit me këtë virus, por mund të kontaktojnë në numrin e tekefonit 038 200 80 800.

“I ftojmë qytetarët për qetësi të mos bëjnë panik dhe të mos frikësohen dhe nëse të mos paraqiten në Klinikën infektive nëse kanë simptoma të sëmundjes. Ne i kemi vënë në dispozicion numrat e telefonit, për informim dhe këshillim në të cilën mund të thërrasin të gjithë ata të cilët mund të shfaqen simptoma te të gjithë ata të cilët kanë shenja për sëmundje akute, të frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje, ethe apo koll. Si dhe ata që kanë një historik të udhëtimit, në një vend, zonë që raporton se është e infektuar me coronavirus, gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave apo ata që  kanë pasur kontakt me ndonjë person të konfirmuar, 14 ditë para fillimit të simptomave. Të gjithë ata mund të thërrasin në numrat e informacionit dhe nuk kanë nevojë të shkojnë në klinika. Numrat janë 038 200 80 800”, tha Kurti.

Exit mobile version