12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kur do të bëhet Spitali i Prishtinës? Flet ministri Ismaili

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për projektin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Ai ka thënë emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se ka kërkuar që të bëhet një studim, nga një kompani ndërkombëtare, për të vlerësuar se çfarë spitali i duhet kryeqytetit kosovar.

“Vijnë e shohin situatën në Kosovë. I shohin shërbimet që janë, qytetin, popullatën, vendin, dhe na japin një propozim”, ka thënë Ismaili.

Ai ka treguar se Ministria që e drejton është marrë vesh me Komunën e Prishtinës që lokacionin për ndërtimin e Spitalit ta gjejë kjo e fundit.

Komuna po punon në këtë drejtim, ka bërë të ditur Ismaili në T7.

“Ne duhet këtë vit ta gjejmë lokacionin, këtë vit ta marrim kompaninë, ta bëjmë studimin”, është shprehur ai.

“Vitin 2019 duhet të na gjejë me një dokument, me buxhet, ta dimë saktë çka po fillojmë të ndërtojmë dhe çfarë shërbimesh nesër mund të presë qytetari i Prishtinës aty”, ka përfunduar Ismaili.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles