6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kundërshtohet dialogu në nivel presidentësh

Me gjithë tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Prishtina dhe Beogradi, nesër pritet t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel, në kuadër të dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, por kësaj radhe më ndryshe.

Delegacionet për herë të parë përfaqësohen në nivel presidentësh.

Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, madje ata thënë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime. Kurse, shoqëria civile thotë se nesër nuk bisedohet për çështjet ku ka mbetur procesi i dialogur por për tensionimin e raporteve.

Qeveria e Kosovës nuk ka preferuar të jap detaje rreth takimit të nesërm, që do të mbahet në Bruksel. E vetmja informatë e dhënë nga Qeveria, është rreth përbërjes së delegacionit kosovarë, pjesë e së cilit përveç kryeministrit Isa Mustafa, kësaj radhe do të jetë dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, tha për KosovaPress se në takimet e 24 janarit që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

“Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të plotë me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi për Kosovapress.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin dhe presidentin për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Sipas Haradinajt, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, janë shndërruar në kukulla të Serbisë. Ish kryeministri ka deklaruar se është kundër dialogut pa kushte, për siç tha ai, pas sulmeve të njëpasnjëshme të shtetit serb ndaj Kosovës. Këto deklarata Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të cilin mund ta lexoni pa ndërhyrje më poshtë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për dialogun në Bruksel, derisa ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për të cilën tha se Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nisma për Kosovën konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të një pas njëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e duke vazhduar me ndërtimin e murit që ndanë qytetin e Mitrovicës, ndalimin e Ramush Haradinajt nga Interpoli në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me Trenin Rus nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Por jo vetëm opozita. Rishikim të dialogut kanë kërkuar dhe zyrtarë qeveritar. Ishte ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ditë më parë pati deklaruar se duhet të ketë rishikim të dialogut.

“Jam i mendimit që duhet të ketë rishikim të raportit tonë me Serbinë dhe rishikim të dialogut. Dialogu është vetëm instrument i politikës së jashtme dhe mendimi im është që ta ndërtojmë një politikë më të gjatë disa nivelesh në raport me Serbinë….Do të bëjmë përpjekje maksimale kudo, ndërkombëtarisht që ta izolojmë Serbinë, apo parandalojmë goditje nga Serbia në raport me shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Ne kemi një qartësi të plotë se si duhet të sillemi me Serbinë. Serbia po e keqpërdor Interpolin, po e keqpërdor dialogun dhe për ne situatat e tilla janë të papranueshme”, tha ai.

Kurse, Driton Selmanaj nga “Demokracia Plus”, thotë për KosovaPress se takimi i nesërm mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, nuk është vazhdim i dialogut aty ku ka mbetur, por do të jetë një temë konkrete rreth tensionimit të raporteve mes dy vendeve.

“Në fakt nesër nuk vazhdohet dialogu në të cilin kanë mbet në gjysmë për shkak të mos realizimit të plotë të marrëveshjeve, por është një temë konkrete rreth asaj se pse po ndodh ky tensionim i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Duket që BE dëshiron ta ndërmjetësoj këtë proces, duke e ngritur në nivel të presidentëve, për të dëshmuar që ata të heqin dorë nga ai diskurs i dhunës dhe thirrjeve për ndonjë luftë që ne kishim nga ana e presidentit Nikoliç. Nuk e shoh këtë tendencë vazhdimësi asaj ku ka mbetur, por e shoh si një rast i ri, një ngjarje e re për një tematikë të caktuar, jo pse s’po zbatohen marrëveshjet por në fakt çfarë po ndodhë në raportin Kosovë-Serbi dhe pse është tensionuar kaq shumë situata”, thotë ai.

Selmanaj thotë se nuk ka alternativë tjetër përvec dialogut, por se Kosova duhet të jetë e përgatitur mirë për këtë dialog dhe me agjendë konkrete, pasi që vendi ka hyrë e papërgatitur në këtë proces që nga fillimi. Ndërsa thotë se është koha për të krijuar një unitet të ri në skenën tonë politike, por dhe me gjerë për tematikat që lidhen me Serbinë, ku duhet të përfshihet fuqishëm edhe opozita në gjithë procesin.

Ai shtoi se nuk është momenti i duhur që Kosova ta ndërrojë formatin e bisedimeve dhe që dialogu të ngritët në nivel presidentësh.

“Ne duhet me mëndu që të hyjmë në këtë proces të dialogu sa t’i normalizojmë raportet, dhe më pas të mendojmë për ndryshimin e formatin që mund të jetë në nivel të presidentëve për të arritur pajtimin por kjo nuk duket asgjëkundi, nuk jemi në stad për të thënë se tash ta ndërrojmë në nivel të presidentëve sepse jemi në fazën e pajtimit. Jo jo ne në fakt jemi në fazë dhe më keq se sa kemi qenë para se të filloi ky dialog. Situatat është tejet e tensionuar dhe raporti reciprok po del të jetë kogja i tensionuar dhe si i tillë nuk është koha që ne ta ngrisim në nivel të presidentit sot dialogun. Çka na duhet neve, na duhet një auditim i brendshëm, një revizion i krejt kësaj çka kemi bërë deri sot, edhe për të ia sqaruar vetës dhe për të pasur plane strategjike të Kosovës, se a jemi në rrugë të mbarë në këtë proces apo jemi duke i shkaktuar më shumë dëme vendit se sa progres. Kjo ndodh me një konsul të të brendshme përfshirë shumë faktorë, jo duke na ftuar BE-ja, por ne fillimisht duhet t’i kemi planet tona dhe më pas të jemi të gatshëm të shkojmë atje. Unë nuk e besoj që në këtë fazë Kosova është mirë ta ndërroj formatin e bisedimeve dhe të mbërrij në nivel të presidenteve. Sepse ky president ka qenë kryeministër dhe ky president ka fillu dialogun, dhe me këtë personalitet, ne i kemi pothuajse krejt këto marrëveshje, i kemi produkt të këtij personaliteti. Si mund t’i besojmë ne që vetëm me ndërrimin nga posti i kryeministrit në postin e presidentit, mund të ndryshoj qasja, absolutisht jo”, thotë ai.

Ndërsa, deklarimet e opozitës për ndërprerje të dialogut i quan deklarata vetëm për konsum ditor.

“Mendoj që ajo është për konsum ditor politik. Nuk është qasje pragmantike. Jam i sigurte që po të ishin ata në situatë të tillë, ose nesër po të vijnë nuk do ta ndërprenë dialogun asnjëherë. Cila është kërkesa e drejtë e tyre është se ne duhet ta rishikojmë krejt këtë proces”, tha ai.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Brukseli thërret në dialog dy palët në nivel presidentësh.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles