9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kundër harresës kolektive: 23 marsi 1989, gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë

Në  31 vjetorin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, kur nën rrethim të hekurt nga forca të mëdha policore, u votua për suprimimin e autonomisë së Kosovës, ish-gazetari i RTV Dukagjini tash kryeredaktor në “RADIO 1”, Fitim Behluli, ka përkujtuar njërin nga protagonistët kryesor të asaj ngjarje, ish- deputetin Riza Lluka që mori guximin të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese, që Kosovën e zhvishnin nga autonomia.

Më poshtë po e publikojmë të plotë postimin e Fitim Behlulit dhe dokumentarin që shoqëron tekstin e tij.

“Në kujtim të ngjarjes dhe të një prej protagonistëve të saj, ish- Drejtorit tim, tashmë të ndjerë Riza Lluka

“Atë ditë edhe ajri ishte i ngrirë”.

Drejtor sot kur nuk je në mesin tonë, të them, pusho i qetë, sepse dinjitetshëm i ke bërë vend vetës në histori.

Sikur historiografia e popullit shqiptar të kishte kohë më të tepërt, sigurisht do bënte mirë të merrej me një rrëfim … ndoshta të lënë përgjysmë … Faqe të trasha të saj do shkruheshin, për një aparteid të paparë e çnjerëzor.

23 Mars 1989: Riza Lluka – me 9 delegatë të tjerë, nga gjithësejt’ 190 sa ishin në sallë (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar), në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës, do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur veç, ditë më parë, të të njëjtit vit, nga galeria e nëntokës në ‘Trepçë’.

Pas veprimit të gishtërinjëve kundër dhe ngjarjeve që do pasonin në Kosovë, në shkëputjen filmike më poshtë, e gjeni edhe tërbimin e kasapit të fundit të Ballkanit, Millosheviç.

Miq, në shënim dhe kujtim të kësaj ngjarjeje, duke qenë shumë i nderuar që pata fatin të bashkëpunojë ndër vite në RTV ‘Dukagjini’, (deri në ditët e fundit të jetës së tij), me njeriun e çelikt, z. Riza Lluka, do të sjellë për ju një copëz (shkëputje) dokumentari, që i kushtohet kësaj periudhe, sa të rëndë aq edhe të ndjeshme.

Nuk thuhet kot se, një popull që e harron historinë e vet, është i predispozuar me përsëritjen e saj, andaj, ky regjistrim i bënë mirë brezave më të rinjë, por gjithsesi edhe ndërgjegjës së secilit prej nesh”, ka shkruar Behluli, i cili postimin e shoqëron me dokumentarin për këtë ngjarje.

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.

Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e minatorëve dëshmon se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles