13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kultura dhe Mjedisi ( Natyra )

Shkruan: Basri Bujupi – Sociolog

Mendimtarët e ndryshëm që nga koha antike greke, i kanë shprehur idetë e tyre të ndryshmë mbi natyrën.Njëri ndër mendimtaret e rrallë me idet e tij dhe mendimet është filozofi grek Herakliti, i cili e shkroi veprën e tij Mbi Natyrën.

Se sa  është e rendesishmë natyra, më një fjali mjedisi ku ne jetojmë ketë e vertëton thënia latine: ( Medicus curat, natyra sunat), që don të thotë mjeku mjekon, natryra shëron.

Para 2500 vjetesh ka ekzistuar filozofia e Heraklitit, por duke e pasur parasysh gamën e madhe dhe të thellë të ideve të Heraklitit, ky është justifikimi që ënde studiohet dhë mësohet nga ai.

Kur i referohet bukuris natyrore Herakliti përqendrohet më vrojtimin e, tij tek deti, dhe thotë:“Deti është uji më i pastër dhe më i ndyr, për peshqit i pishëm dhe shpetues, për njerzit i pa pijshëm dhe vdekjepruës.”

Herakliti thotë se: në të njëjtën kohë i njëjti ujë i detit është më i pastër dhë më i mir e shpetues për peshqit, dhe për jetën e tyre.Dhe në të njëjtën kohë i njejti ujë është i pa pastër dhe vdekje prurës për jetën e njërzve.

Ky mëndimtar kur i drejtohet diellit e shprehte mëndimin etij duke thënë:

“Po të mos ishtë dielli për yjët e tjerë qdohër do të ishtë natë.”

Ketu vrehet fakti se qfar roli dhe rendësie ia përcaktoi Herakliti diellit në krahasim më yjët e tjer, sepse ky pohonte se për yjet e tjer qdoher do të ishtë natë (errsirë), sikur të mos ishtë dielli.

Herakliti po ashtu thekson:“Edhe pse zjarri (uniteti) gjëndet në të gjitha gjërat, shqisat tona nuk e vrojtojnë.Por ta sipozojmë të kundërtën: që të gjitha gjërat të shëndrrohen në tim, shqisa e jonë (hunda), për kah era do ta njihtë secilën gjë të ndryshmë, dhe kështu do të arrinte të njohja së në atë unitet është e përmbajtur e gjithë llojllojshmëria, e sipas kësaj edhe një llojllojshmëri e vetë unitetit (Zjarri).

Edhe sikur qdo gjë të digjet në zjarr, ne secilën nga gjërat do ti dallojmë për shkak të timit, të cilin e nuhasim më anë të hundës, pohontë filozofi i njohur grek Herakliti.

Njeriu përbëhet nga tri elemente sipas Heraklitit: Toka , Uji, dhe Ajri.

Nga toka është krijuar mishi i njëriut, nga uji gjaku, dhe nga ajri shpirti i njeriut, prandaj rruga tokë – ujë – ajër është rruga e njëriut për jetë.

Njëri ndër mëndimtaret e njohur është edhe mëndimtari i njohur Klod Alegre, i cili është profesor i shkencave të tokës në universitetin e Denis Didrot në Francë, është një mëndimtar i cili e mbron qmimin më të lartë të shkencave të tokës (Crafoord), i cili në librin e tijë “Hyrje në një histori të natyrës”, i cili libër është pasqyrim i natyrës dhe zhvillimeve te saj, dhe se një ndër temat të cilat i trajton në ketë libër është: Ylli Dielli.

Ylli Dielli është një ndër yjet i cili i bëntë të përafer idet e Klod Alegre më ato të          Heraklitit.

Klod Alegre pohoi se:“E gjithë historia e jonë është e lidhur më anë të diellit.Jeta e jonë këtu në tokë varet prej tij. Dielli na jep energjin për tër mjedisin tonë, për gjithqka na rrethon.Teket e tij e qeverisin klimën tonë.Toka e jonë ka lindur bashkë më diellin.Vdekja e tij do të shënoj edhe fundin e botës tonë.”

Dielli është i vetmi ylli i cili për pos dritës na jep edhe ngrohtësi, jeta në tokë mvaret nga ai, dhe klima e jonë ndryshon nga dielli, kështu që më përfundimin e diellit do të përfundoj edhe jeta e jonë, dhe ne do ta përjetojmë kufirin e jetës  në ketë botë në të cilen po jetojmë.Natyra ka ekzistuar para milarda vitesh, dhe se të gjitha gjallesat janë pjesë e natyrës.

Në anën tjetër shtrohet pytja: Nëpërmjet kujt vlersohet bukuria e natyrës?

Imanuel Kant – filozof  na jep përgjegjiën:“Në ketë kuptim bukuria e natyrës vlersohët nëpërmjet shijes”

Ne më fuqin e kritikës së arsyes sonë sipas Imanuel Kant, ne e bëjmë zgjedhjën selektive,  mvarsisht prej pjesve të natyrës, të cilat na zgjojnë më tepër shijë.

Kontribut të qmuar kanë dhenë edhe filozofet: Talesi, Anaksimandri, dhe Anaksimeni.

Sipas Talesit uji është proqes i parimit, i ndryshimit, dhe i përbërjes së qdo gjëje që ekziston.Anaksimandri pohonte se: Apejroni është ajo substanc e cila e përbën esencën e qdo gjëje.Në kontrast më Talesin i cili mendontë se toka është e sheshtë si një disk, dhe noton mbi ujë, anaksimandri mendonte se toka është në formë cilindrike.

Ndersa Anaksimieni e përcaktoi ajrin si substanc primarë, nga e cila rrjedhin të gjitha sendet.

Shtrohet pytja: Si mund të përkufizohet natyra?

Nuk ka defenicion të përgjithshëm mbi natyrën, por mëndimtarët i kanë shprehë mëndimet e tyre mbi natyrën.Imanuel Kant thotë:“Natyra në përgjithësi mund të përkufizohet si ligjshmeri e dukurive në kohë dhe hapsirë.

Gete thotë: Natyra është qdo gjë.

Hegeli thotë: Natyra është njëra ndër shkallët e jashtësimit”

Natyra vrehet së është përkufizuar si ligj i dukurive si në kohë, ashtu edhe në hapsirë, pastaj natyra është cilsuar jashtësim, sepse natyra nuk është brenda njeriut por jashtë tij, edhe  pse njeriu jeton në natyrë.

Sa specifike është natyra të tregon vetë përbërja e saj, Detet, Oqeanet, Lumejt, Liqejt, Malet, janë pjes të natyres ku zhvillohet jeta e njeriut dhe e shumëllojshmëris së organizmave të ndryshëm, esenca domethënse e tyre fillon nga mënyra e evuluimit, ushqimit, rritjës, e zhvillimit, e përshtatjes ndaj ambientit jetësor etj.

Mëndoj se mjedisi është burim i ekzistencës së qdo qënie të gjallë që ekziston, prandaj një mjedis i pastër ka vlerë jashtëzakonisht tepër të madhe, për arsye se mjedisi i jonë e paraqet nivelin e kulturës tonë.

 

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles