Site icon Prishtinapress

Kujtim Shala reagon për herë të parë pas humbje së thellë të LDK-së në zgjedhje

Kujtim Shala, njeriu i dytë më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Avdullah Hotit, emri i të cilit po përfolët për të marrë nën drejtim partinë pas debaklit më 14 shkurt, ka falënderuar përkrahësit dhe votuesit që kanë zgjedhur partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Shala ka paralajmëruar se LDK-ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën.

Siç thotë ai, LDK nuk është thjeshtë një alternativë politike por “shenja thelbësore e shtetit tone”.

“Të dashur qëndrestarë të LDK-së! Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala.

Ky është reagimi i parë i Kujtim Shalës pas disfatës që partia e tij ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Shala është rënditur i dyti në listë pas Avdullah Hotit i pasuar nga Lumir Abidxhiku.

Emri i tij është përfolur edhe për të marrë kreun e LDK’së, megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar. LDK do të mbajë pas pak ditësh Kuvendin Zgjedhor ku pritet të dalin strukturat e reja të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Exit mobile version