Site icon Prishtinapress

Kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore ka marr disa vendime për sa i përket pandemisë COVID-19.

Hoti me anë të një konference për medie ka thënë se nga nesër kufizohet lëvizja nëpër qytetet ku ka me shumë raste me COVID-19.

Ai tha se do të shtohet lista e qyteteve varësisht nga gjendja.

“Në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve, duke filluar nga sonte, si në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri do të kufizohet lëvizja prej orës 21:00 deri 05:00. Do të shtojmë ose heqim qytete nga kjo listë. Sa i përket institucioneve, do të punohet vetëm me staf të domosdoshëm. Në shërbimet shëndetësore do të reduktohen ato shërbime jo të domosdoshme”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se brenda javës do të shtohen kapacitetet e testimit për COVID-19 edhe në klinikat private.

“Është përgatitur një plan i veprimit, i cili sonte miratohet në qeveri, që specifikon në detaje se cilat veprime do t’i marrin institucionet shëndetësore dhe me ato do të kalojë në këto vendime. E para, do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje. Duke ndryshuar dhe bazën ligjore që klinikat private të shndërrohen në spitale që dërgohen nga QKUK. E dyta, do të marrin personel shtesë shëndetësor, duke riorganizuar dhe shtuar ata. E treta, do të shtohen kapacitetet që të bëhen deri në 500 teste brenda ditës dhe të krijomë kapacitete që të testojmë në qendrat rajonale. Brenda javës do të licencojmë klinikat private që të kryejnë teste virologjike dhe do të blejmë mbi 100 mijë teste. E katërta, do të angazhohen buxhet shtesë për 100 mijë teste dhe vaksina sezonale deri në 500 mijë. Për të blerë 7 aparatura shtesë për testime”, shtoi Hoti.

Exit mobile version