Njerëzit më të pasur që sundojnë nga hija, siç janë udhëheqësi dhe themeluesi i “PayPal”, Peter Tila dhe mbretërit tjerë të Silicon Valley, janë duke blerë parcela të mëdha toke në Zelandën e Re, në mënyrë që të evakuohen atje në rast të ndonjë shpërthimi të Luftës së Tretë Botërore, goditjes së ndonjë asteroidi, sulmeve bërthamore, epidemive me një fjalë në rast të Apokalipsit.
Amerikanët super të pasur në mënyrë masive po blejnë shtëpi në Zelandën e Re, kurse në mesin e tyre është edhe regjisori i famshëm James Cameron, transmeton Telegrafi.
Shumë spekulojnë se ky trend është shkaktuar që nga fitorja e papritur në zgjedhjet presidenciale e Donald Trumpit.
Në janar të këtij viti një numër i madh i të huajve, kryesisht amerikanë dhe australianë, kanë blerë më shumë se 2.250 kilometra katrorë të tokës, që është katër herë hapësirë më e madhe se sa që ishte blerë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Për shkak të lehtësimeve tatimore, amerikanë po blejnë në masë të madhe toka edhe në Kili. Milionerët janë shumë të kujdesshëm sa i përket investimeve, dhe për këtë arsye investojnë paratë në blerjen e Bitcoin për t’u mbrojtur kundër bankrotimit të bankave.
Disa prej manjatëve më të fuqishëm janë duke u përgatitur me kujdes për një jetë të izoluar. Kështu, Marvin Liao, ish-drejtori i Yahoo, ka filluar të ushtroj shigjetarin dhe i ka siguruar familjes së vet një arsenal të tërë armësh të ftohta. /PrishtinaPress.eu