Kryeziu i reagon Lutfi Hazirit: Kabineti i Kurtit nuk është në listën e zezë të SHBA-së

0
11

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka thënë se ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Albin Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas tij, Kurti veçse ka vizë të vlefshme amerikane

“Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese”.

Reagimi erdhi pasi, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri të shtunën ka thënë se Kabineti i Qeverisë Kurti janë në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga SHBA-ja.