Site icon Prishtinapress

Kryetari z. Bekim Jashari viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare,

Kryetari z. Bekim Jashari viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër bashkësi lokale.

Jemi dëshmitarë për gjendjen e keqe që ka qenë në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër bashkësi lokale, në mungesë të investimeve për vite më radhë, çka ka detyruar qytetarët respektivisht pacientët t’i drejtohen qytetit, për të marrë një shërbim të thjeshtë shëndetësor.

Por sot kemi tjetër gjendje, dhe kjo fal investimeve të qeverisë sime në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke meremetuar hapësirat brenda dhe jashtë qendrave të mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik dhe Klinë të Epërm, si dhe me barnatore brenda tyre mirë të furnizuara.

Është rregulluar infrastruktura në këto qendra, ku tashmë janë funksionale disa nga sallat ku ofrohen shërbimet shëndetësore, me qëllim që pacientët të kenë mirëqenie.

Ajo që është më e rëndësishmja, e që në fakt po ndodh për herë të parë, në dy qendrat e mjekësisë familjare, në Turiqec dhe Runik, kemi zgjatur orarin e ofrimit të shërbimeve, ku mjekët tani janë në shërbim nga 8 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.

Jemi të përkushtuar që të punojmë në atë drejtim që pacienti t’i ketë sa më afër shërbimet mjekësore.

Exit mobile version