Site icon Prishtinapress

Kryetari Jashari priti në takim Kolonel Ettore Gagliardi nga KFORi Italian

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në një takim miqësor Kolonel Ettore Gagliardi nga Kfori Italian, me të cilin biseduan për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët e Skenderajt.

Poashtu Kryetari Jashari e njoftoi edhe për prioritetet zhvillimore të Skenderajt, si dhe zhvillimet e përgjithshme komunale.

Gjithashtu Kryetari Jashari e nderoi me një dhuratë simbolike, për të cilën Kolonel Gagliardi shprehu falënderim.

Pas vizitës në zyrën e Kryetarit, vazhduan për në vizitë te sheshi i qytetit dhe pastaj vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku u njoftua nga afër për luftën dhe rezistencën heroike të Familjes emblematike Jashari dhe Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

Exit mobile version