Site icon Prishtinapress

Kryetari i Obliqit dha dorëheqje nga AAK, vjen reagimi i papritur i Bekë Berishës

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka thënë do të presin 100 ditë për të filluar me kritikat ndaj qeverisë.

Berisha në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë është e ditur se AAK nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani.

“Ne as nuk votojmë e as nuk bëjmë kuorum për presidentin. Është punë e partisë fituese të zgjedhjeve të zgjidh këtë problem”, tha ai.

Deputeti i AAK-së ka folur edhe për dorëheqjen e Xhafer Gashit nga të gjitha funksionet në AAK.

“Ka ditë që është përfolur kjo çyshtje. Dorëheqja sot ka ndodhur. Ne ende nuk kemi pasur ndonjë takim që të diskutojmë këtë zhvillim…Ne ende nuk e dimë se për çfarë ai ka dhënë dorëheqje”, deklaroi Bekë Berisha.

Exit mobile version