Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka apeluar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë që të dërgojë mjek në komunën e tij.
Begaj tha se dy mjekë tashmë të këtij qyteti janë future në karantinë pas kontaktit që patën me gruan e cila ishte prekur nga koronavirusi.
Tutje Begaj tha se përveç mjekëve, komuna e Malishevës ka nevojë edhe për furnizime të tjera.