3.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Kllokotit largon në mënyrë kolektive 51 të punësuar, publikohet edhe nga Auditori

Kryetari i Komunës së Kllokotit largon në mënyrë kolektive 51 të punësuar, këtë çështje e ka gjetur dhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka analizuar të gjeturat e Raportit te Auditimit për Komunën e Kllokotit, të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, ku ky raporti ka gjetur dhe ka identifkuar shkele të rënda që ka bërë Komuna e Kllokotit.

AVONET, ka ngritur zërin se Komuna e Kllokotit është duke shkelur ligjet dhe udhëzimet administrative dhe nuk është llogaridhënës, zyrtarët e këtij institucionit kanë keqpërdor paranë publike, mos menaxhim të mirë të parasë publike dhe poashtu ka nxjerr edhe veprim që janë hasur në shkelje ligjor.

Sipas raporti të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës ka nxjerr disa te gjetura që për AVONET konsideron shkelje të rënda që ka bërë Kryetari i Komunës së Kllokotit  Bozhidar Dejanoviç si mosrespektimi i ligjit dhe rregulloreve në lidhje me largimin e punëtorëve, ku njëra nga të gjeturat është: Pas inspektimit nga ana e Inspektorit të Arsimit në Gjilan, i cili është kryer në bazë të ankesës nr.1170/1 dhe Ligji Nr.2004/37 për Inspektimin e arsimit në Kosovë, dhe duke pasur parasysh të gjeturat dhe rekomandimet e dhëna ë raportin e datës 21.2.2018 lidhur me parregullsitë në pranimin e punëtorëve, vlefshmërisë së kontratave të pa protokolluara dhe mungesave në punë, Komuna ka filluar procedurën ndërprerjes së marrëdhënies së punës me punonjësit e Drejtorisë për arsim dhe shëndetësi dhe në mënyrë të njëanshme e ka shkëputur kontratën me 51 të punësuar ( vetëm në arsim 40). Me rishikimin e dokumentacionit për 5 punëtorë të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës kemi gjetur se në rastet e mëposhtme menaxhmenti nuk ka vepruar në përputhje me Nenin 76 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212:

– Edhe pse punonjësit kishin kontrata të punës deri në vitin 2024, menaxhmenti i Komunës i ka deklaruar si kontrata të pavlefshme dhe lëshoi vendimet për ndërprerjen e këtyre kontratave. Në arsyetim theksohet se punonjësve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të afatit të kontratave të tyre prej 7 vitesh, dhe për shkak se kontratat nuk ishin të protokolluara;

– Nuk e ka njoftuar sindikatën lidhur me planin për largim kolektiv, ndërsa në vendim nuk janë specifikuar masat për zbutjen e efekteve të një largimi të tillë kolektiv;

– Nuk është njoftuar institucioni për të papunët lidhur me largimin kolektiv të punëtorëve në mënyrë që tu ndihmohet të larguarve për të gjetur një punë të re; dhe

– Nuk është përmbushur. Neni 76, paragrafi 8 i Ligjit të Punës, sipas të cilit komuna nuk ka pasur të drejtë të shpallë konkurs dhe të punësojë persona të tjerë para se tu ofrojë kthimin në punë punëtorëve të cilëve u është ndërprerë kontrata.

Rreziku: Komuna për shkak të këtyre parregullsive me rastin e largimit kolektiv, do të mund të përballej me procedurat ligjore me vendim të pafavorshëm për Komunën, si dhe me humbje financiare që mund të rrezikojë seriozisht funksionimin e komunës[1].

AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të hetoj këto shkelje që AVONET i konsideron shkelje të rënda dhe diskriminuese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles