Site icon Prishtinapress

Kryeprokurori Lumezi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie – Christine Butel.

Kryeprokurori Lumezi e ka informuar Ambasadoren Butel për punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me anë të veprave penale, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të krimit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për objektivat e institucionit që udhëheq, më qëllim të rritjes së efikasitetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, Ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.

Exit mobile version