8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg uron Kurtin, thotë se do ta ndjekin nga afër dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ndërsa kjo e fundit ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt proceseve integruese, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve në shumë fusha.

Ajo më tej ka shprehur besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti.

Kryeministrja e Norvegjisë thekson se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ajo siguron mbështetjen e plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Më tej, ajo cilëson se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Në përmbyllje të letër urimit, kryeministrja Solberg shprehë dëshirën për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles