15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri izraelit pritet t’i drejtohet me një mesazh popullit të Kosovës

Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri Hebraik”.

Video-mesazhi i Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova, përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverisë izraelite. /KP/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles