18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri bullgar: Është e vështirë, por problemet Kosovë-Serbi duhet të zgjidhen

Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë duke përfshirë edhe presidentin serb po qëndrojnë në Selanik ku po diskutohet forcimi i bashkëpunimit për vendet e Rajonit.

Vuçiq më herëtë deklaroi se në mesin e këtyre shteteve, dy prej tyre nuk e njohin Kosovën duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë të kenë këto qëndrime.

Presidenti serb si një nga problemet kryesore në Ballkan përmendi edhe raportet Kosovë-Serbi.

Për zgjidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit foli edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov.

Ai tha se përkundër vështirësive, problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen.

“Ne e trajtojmë Serbinë si anëtare të BE,së mbështetja është që të zgjidhet çështja me Kosovën, e dijmë se është e dhimbshme, por kështu është më mirë për të gjithë”, deklaroi Borisov.

Në këtë takim Greqia e Rumania i dhanë përkrahje Serbisë për anëtarësim në BE.

Takimi i radhës mes tyre pritet të mbahet në Beograd.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles