Site icon Prishtinapress

Kryemadhi: Qeveria ka gënjyer me numrin e të vdekurve nga COVID-19

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga COVID-19.

“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga COVID-19”, ka thënë Kryemadhi, emisionin Open në Top Channel.

“Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysmë pasdite. Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë. Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt”, tha Kryemadhi.

Exit mobile version