Site icon Prishtinapress

Kroos: Zidane ndryshoi gjithçka te Reali, më bëri të ndihem i rëndësishëm

Toni Kroos ka një marrëdhënie të madhe pune me Zinedine Zidane, duke deklaruar se ai ka përmirësuar skuadrën dhe e ka bërë të ndjehet i rëndësishëm që kur mori përsipër punën si trajner i Real Madridit.

Ish-ylli i Realit dhe Francës u promovua nga skuadra e Castillas për të kaluar te ekipi i parë në janar të vitit 2016, duke zëvendësuar Rafael Benitez në krye, dhe duke çuar ata për sukses në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube, brenda vitit të parë kalendarik.

Kroos ka qenë një lojtar kyç nën drejtimin e Zidanes , duke bëre 10 asistime këtë sezon, po aq sa Neymar dhe Luis Suarez, ndërsa gjermani ka krijuar edhe 63 shanse.

“Kur ai arriti rreth 15 muaj më parë, situata nuk ka qenë ideale në klub, as në ekip, por ai ndryshoi gjithçka”, ka thënë fillimisht Kroos për UEFA.

“Zidane krijuar një ambient shumë pozitiv dhe ka përcaktuar një drejtim krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim ndjekur”, përcjell Telegrafi.

“E dua punën me të, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ne mendojmë në të njëjtën mënyrë në lidhje me stilin e lojës, dhe ai gjithashtu më jep ndjenjën e të qenit i rëndësishëm”.

“Që kur ai arriti, ekipi luan shumë më mirë se më parë. Pra, në të njëjtën sezon në të cilën ai mori frenat e ekipit, ne kemi arritur të fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Këtë sezon ne jemi duke luftuar për të dy konkurset, të gjitha në sajë të tij”, përfundoi mesfushori gjerman.

Exit mobile version