Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së.
Thaçi ka thënë se Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj thotë se është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
“E uroj Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së. Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj i mirëpresim këta gjashtë muaj të ardhshëm. Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave. Marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë. Ky pres të jetë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit. HTH”, ka thënë ai.