19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Zhvillimet e fundit politike më së paku i janë dashur vendit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pasojat e zhvillimeve të fundit politike do të shihen më vonë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se karshi këtyre zhvillimeve Kuvendi dhe Qeveria janë treguar të pafuqishme meqë fuqia është koncentruar në pushtetin ceremonial.

“Zhvillimet e fundit politike, kështu si kanë ndodhur, më së paku i janë dashur vendit tonë. Ndoshta dhimbja më e madhe është se krijuesi i kësaj situate politike tepër të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, është krijuar nga njeriu i parë i vendit i cili veç si unifikues i politikës sonë do të duhej të ishte edhe garantues i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë. Pasojat e këtij veprimi druaj se do të shihen më vonë. Shkurt, këto zhvillime antikushtetuese e antiligjore nuk i janë dashur vendit. Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale, mbase edhe më shumë”, ka deklaruar Krasniqi.

Pavarësisht se koalicioni qeverisës ka trashëguar probleme të mëdha politike, ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate, në kuadër të kapaciteteve të veta, është duke i kryer mirë detyrat. “Axhamillëqet kanë filluar herët. Krijuesit ose krijuesi i problemeve të fundit politike, kanë treguar se dikush është i predispozuar të krijojë probleme politike. Dhe na kujton atë thënien: ‘Ujku do mjegull’. Sa i përket Nismës si pjesë e koalicionit qeverisës, në fuqinë ose në kapacitetet e saj është duke i kryer mirë detyrat e veta”, është Krasniqi.

Në një situatë kur as pozita dhe as opozita nuk e kanë shumicën në Kuvend, Krasniqi ka thënë se edhe mund të shkohet në zgjedhje por, sipas tij, zgjidhje të duhur nuk do të ketë. “Në një situatë të tillë, numrat nuk i ka asnjëra palë. Në situata të tilla do të duhej të krijohet një konsensus për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa ata që po kërkojnë zgjedhje para pak muajve ishin në qeverisje dhe nuk zgjidhen asnjë problem, veç sa i zvarriten, mbase edhe i ndërlikuan. Në një situatë të tillë edhe mund të shkohet në zgjedhje, por zgjidhje të duhur nuk besoj se do të ketë. E gjithë çështja është si ta nisim një fillim të ri e të mbarë. Deri më tani zgjedhjet as edhe një herë nuk na kanë sjellë kryeministër e as kabinet të mirë në mirëqeverisje e racional në formë e në përmbajtje”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se problemet që i kanë krijuar marrëveshjet e Brukselit, për një kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës. “Konsideroj se ai që po kërkohet nuk është unitet, veçse nëse është unitet për ta krijuar ‘Zajednicën’?!”, ka thënë ai.

“Epoka e re”: Z. Krasniqi, si i keni parë zhvillimet e fundit në skenën politike?
Krasniqi: Ky koalicion qeverisës ka trashëguar probleme të mëdha politike. Zhvillimet e fundit politike, kështu si kanë ndodhur, më së paku i janë dashur vendit tonë. Ndoshta dhimbja më e madhe është se krijuesi i kësaj situate politike tepër të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, është krijuar nga njeriu i parë i vendit, i cili veç si unifikues i politikës sonë do të duhej të ishte edhe garantues i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë. Pasojat e këtij veprimi druaj se do të shihen më vonë. Shkurt, këto zhvillime antikushtetuese e antiligjore nuk i janë dashur vendit. Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale, mbase edhe më shumë. Rasti në fjalë ka nxjerrë në shesh dy probleme të mëdha. I pari, institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi, po tregohet i pafuqishëm, njëkohësisht edhe Qeveria si pushteti më i fuqishëm po tregohet i pafuqishëm dhe fuqia është koncentruar në pushtetin ceremonial. Kjo nuk është e mirë për vendin.

“Epoka e re”: Koalicioni qeverisës tashmë ka mbetur edhe pa shumicën e thjeshtë në Kuvend. A mund të mbijetojë kjo Qeveri në këto rrethana?
Krasniqi: Në një situatë të tillë numrat nuk i ka asnjëra palë. Në situata të tilla do të duhej të krijohet një konsensus për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa ata që po kërkojnë zgjedhje para pak muajve ishin në qeverisje dhe nuk zgjidhen asnjë problem, veç sa i zvarriten, mbase edhe i ndërlikuan. Në një situatë të tillë edhe mund të shkohet në zgjedhje, por zgjidhje të duhur nuk besoj se do të ketë. E gjithë çështja është si ta nisim një fillim të ri e të mbarë. Deri më tani zgjedhjet as edhe një herë nuk na kanë sjellë kryeministër e as kabinet të mirë në mirëqeverisje e racional në formë e në përmbajtje.

“Epoka e re”: Si e komentoni kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja. Ka gjasa që as ky mandat të mos shkojë deri në fund?
Krasniqi: Ajo që mund të them unë është: partia që po i kërkon zgjedhjet ishte pjesë e të gjitha problemeve, përfshirë edhe ‘Zajednicën’. Opinioni e di mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Personalisht jam për një debat të mirëfilltë në shoqërinë tonë, por e gjithë çështja është a kemi kapacitete politike për një debat të tillë. Unë jam më shumë se skeptik për këtë çështje. Debati, ndoshta, do ta gjente një zgjidhje më të mirë! Por, sa në Kosovë ka vullnet politik për këtë?

“Epoka e re”: Sa jeni i kënaqur me punën e Qeverisë Haradinaj meqë kohët e fundit keni qenë kritik duke thënë se shteti po udhëhiqet nga axhamitë. Dihet se pjesë e udhëheqjes së shtetit është edhe Nisma Socialdemokrate, e cila ka hise në këtë Qeveri me tri ministri dhe një zëvendëskryeministër?
Krasniqi: Axhamillëqet kanë filluar herët. Krijuesit ose krijuesi i problemeve të fundit politike kanë treguar se dikush është i predispozuar të krijojë probleme politike. Dhe na kujton atë thënien: ‘Ujku do mjegull’. Sa i përket Nismës si pjesë e koalicionit qeverisës, në fuqinë ose në kapacitetet e saj është duke i kryer mirë detyrat e veta. Kryeministri duhet të qeverisë vendin, këtë ia jep edhe Kushtetuta, por ai besoj se e di se problemi i fundit nuk ishte përgjegjësi vetëm e dy personave të apostrofuar.

“Epoka e re”: Z. Krasniqi, presidenti dhe kryeministri i vendit po kërkojnë unitet për përmbylljen e dialogut me Serbinë meqë, sipas tyre, ky proces do të përfundojë me marrëveshjen ligjërisht obliguese. Cilat janë pritjet tuaja për finalen e këtij dialogu?
Krasniqi: Problemet që i kanë krijuar marrëveshjet e Brukselit, sidomos papërgjegjësia e njerëzve që kanë biseduar atje, për kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës. Konsideroj se ai që po kërkohet nuk është unitet, veçse nëse është unitet për të krijuar ‘Zajednicën’?!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles