Krasniqi: Nga 23 të shëruarit nga coronavirusi, gjashtë janë mbi moshën 60 vjeçare dhe një i moshës 80 vjeçare

0
34

Infektologu Valbon Krasniqi, ka folur për të shëruarit nga coronavirusi në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai prezantoi disa karakteristika të këtyre pacientëve sa i përket moshës.

“Duke parë e lexuar lajme e informata të vazhdueshme për statistikat jo të mira në nivel botëror, evropian e regjional në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID-19, mendova se qytetarët tanë kanë nevojë edhe për lajme të mira. Të mos bëhemi shembull si shtetet tjera, pa apostrofuar asnjë, por të bëhemi shembull i vetvetes, të bëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Këtë mundësi e kemi, andaj ta shfrytëzojmë”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Kliniken Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshës 80 vjeçare.

“Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e na bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë.

Sidoqoftë, tani më kemi hyrë në javën e katërt që prej se kemi konfirmuar rastet e para në Kosovë, dhe fundi i javës së ardhshme- gjysma e muajit Prill mund të jetë vendimtare për fatin e epidemisë në vendin tonë.

Prandaj të kemi durim edhe pak, të zbatojmë në nivel maksimal kujdesin për higjienën personale e të qëndrojmë në shtëpi”, ka thënë ai.