Site icon Prishtinapress

Krasniqi, Kurtit: Pritjet ndaj teje i kam zero

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk ka fare pritje nga ai.

“Kryeministër, mos u bë nervozë. Këtu je me ju përgjigj deputetëve, e jo që të thirresh në situata të vjetra. Edhe të them të drejtën, pritjet ndaj teje si deputet edhe si qytetar, i kam zero. Asgjë nuk pres nga ti”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i është drejtuar Kurtit se ndoshta presin deputetët e tu, sepse janë të hipnotizuar, por unë nuk pres asgjë.

“Edhe shpresoj se do të jem gabim, që të paktën nga zero, të ngriteni në 0.1”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version