Site icon Prishtinapress

Krasniqi: Kryeministër, demarkacioni nuk është arsye pse kosovarët nuk lëvizin lirshëm

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Isa Mustafa, ku ka thënë se para pak ditësh BE-ja ua liberalizoi vizat qytetarëve të disa ish-republikave sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë.

Shkrimi i plotë i Krasniqit i publikuar në Facebook:

KAUZA KOMBËTARE E KA BËRË SHTETIN, JO “KAUZA” E NËNSHTRIMIT

Kryeministri po vazhdon më të vjetrën. Ai kërkesën e opozitës, të ekspertëve të pavarur dhe te qytetarëve për të rishikuar demarkacionin më Malin e Zi, po thotë:

“Konsideroj po ashtu se nuk ka asnjë kauzë politike si dhe asnjë luftë politike që arsyeton që t’i mbajmë peng qytetarët tanë, t’ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta që ata të jenë të barabartë me qytetarë tjerë evropianë”. Kryeministër, kërkesa për të bërë demarkacionin me Malin e Zi pa humbur territor Republika e Kosovës, kërkesa për të bërë bisedime, si shteti me shtet me Serbinë, pa humbur sovranitet e pa nda sovranitet në raport me Serbinë, nuk janë kauza e as luftë politike për izolimin e Republikës e as të qytetarëve të saj?!

Në kushte normale, ketë kauzë politike e luftë politike, do të duhej ta bënit ju, drejtuesit e shtetit. Ju Republikës shtet ia vendoset një fusnotë, e cila fusnotë në disa aspekte të rëndësishme politike e kthej Kosovën para 17 shkurtit 2008?!

Para pak dite BE-ja ua liberalizoj vizat qytetarëve të disa ish-Republikave Sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë! Pse ato nuk e kishin kusht demarkacionin?

Pra, Kryeministër demarkacioni nuk është problem, pse qytetarëve të Kosovës nuk u është liberalizuar lëvizja e lirë në Zonën Shengen. E keni për obligim, qytetarëve të Kosovës tua tregoni pengesat reale për liberalizimin e vizave! Qeverisja e juaj dhe e aleatit tuaj në qeverisje është pengesa kryesore, mbase dhe e vetme që po i izolon qytetarët e Kosovës dhe askush tjetër.

Exit mobile version