12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KQZ publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunat e veriut, fituese Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas të dhënave nga KQZ, kandidatët e Listës Serbe kanë marrë mbi 90 përqind të votave në katër komunat.

Në Leposaviq, kandidati për kryetar nga Lista Serbe, Zoran Todiq ka fituar 7015 vota apo 96.6%, pasuar nga kandidati i PDK-së, Shaqir Hetemi  i cili ka marrë 144 vota apo 2.0%, kurse kandidati i VV-së, Fisnik Veseli ka marrë 105 vota apo 1.4%.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve nga KQZ

Në komunën e Zubin Potokut, Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe ka marrë 3995 vota apo 94.5%, Hyseni Hetemi nga PDK ka marrë 123 vota apo 2.9% dhe Liridona Kahrimani nga VV 110 vota apo 2.6%.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve nga KQZ

Edhe në komunën e Zveçanit bindshëm me vota sipas KQZ-së prinë kandidatja e Listës Serbe, Vuqina Jankoviq me 3767 vota apo 94.7%, pasuar nga Ilir Peci nga PDK me 130 vota po 3.3% dhe Avdi Peci nga VV me 81 vota apo 2%.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve nga KQZ

Kurse në Mitrovicën e Veriut, Goran Rakiq nga Lista Serbe ka marrë 7092 vota apo 90.1%, Gonxhe Çaushi nga PDK ka marrë 454 vota apo 5.8% dhe Erden Atiq nga VV ka marrë 324 vota apo 4.1%.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve nga KQZ

KQZ ka njoftuar se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles