Site icon Prishtinapress

KQZ nuk i certifikoi, Lista Serbe ankohet në PZAP

Katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe, që pritet të garojnë për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit, nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sot në mbledhjen e KQZ-së, dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi kanë abstenuar procesin, duke pamundësuar certifikimin e kandidatëve të partisë serbe.

 

 

Lista Serbe e pa kënaqur është ankuar menjëherë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP do ta shqyrtoj ankesën brenda afatit ligjor dhe pas këtij vendimi do të vendos përfundimisht KQZ për certifikim apo jo të tyre.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 % nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në dorëheqjet e tyre, kryetarët e këtyre komunave, i ishin referuar Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.

Exit mobile version