Site icon Prishtinapress

KQZ flet në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ka një lajm jo të mirë

PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i ka thënë gazetës “Zëri” se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë poshtë kërkesën e LVV-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”.

Ai më tutje tha se rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen në përmbylljen e kësaj çështjeje. “KQZ-ja nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë ai.

Elezi tha se KQZ-ja tani do të shpallte rezultatet përfundimtare po të mos ekzistonte çështja e 4639 votave të diasporës.

“Po të mos ishte kjo çështje ne edhe sot do t’i shpallnim rezultatet. Mirëpo s’mund ta bëjmë këtë pa përfunduar kjo çështje”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po e cilëson si të drejtë dhe korrekt vendimin e PZAP-it për refuzimin e numrit të votave të ardhura me postë pas datës 6 tetor.

Kryeziu thekson se respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit.

“Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-it në lidhje me vlefshmërinë e votave me postë, të arritura pas 6 tetorit”, ka thënë Kryeziu

Exit mobile version