Site icon Prishtinapress

KQZ certifikon edhe grupin e dytë të partive politike

KQZ ka certifikuar edhe grupin e dytë të partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas njoftimit është certifikuar PDK, LDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni VAKAT, me 385 kandidatë.

Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se janë miratuar të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Ndryshe Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen fundit të mbajtur ka vendosur për certifikimin e 21 subjekteve politike ku këto si total i kanë 685 kandidatë.

Exit mobile version