Site icon Prishtinapress

KPMSHCK i jep të drejtë Murtezajt, obligon kryeministrin ta rikthejë në krye të ATK-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i ka dhënë të drejtë ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në ankesën e këtij të fundit pas shkarkimit nga pozita që e mbante në Administratën Tatimore.

Në vendimin e siguruar nga KosovaPress, obligohet kryeministri i Kosovës që të zbatojë të njëjtin vendim në afat prej 15 ditësh nga pranimi i tij.

Kjo do të thotë se Murtezaj duhet të kthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës

Po ashtu, Qeveria e Kosovës obligohet që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Ndryshe, sipas arsyetimit të zyrtarëve të lartë qeveritarë, Murtezaj u shkarkua pasi janë evidentuar shkelje ligjore, ndërsa vet Murtezaj akuzoi kryeministrin Hoti për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve.

Exit mobile version