Site icon Prishtinapress

Kosovarja që luan për Shqipërinë e kërcënon Kosovën (Video)

Qëndresa Krasniqi e ka pranuar se do të ketë emocione ndaj Kosovës, por insiton se do të jap maksimumin

Kombëtarja e Shqipërisë për femra i nis parakualifikimet për Kupën e Botës Franca 2019 me ndeshjen përballë Kosovës.

Ky duel do të jetë shumë i veçantë për futbollisten e Kosovës që ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, Qëndresa Krasniqi.

Ajo pas aktivizimit me Shqipërinë provo të luante te Kosova ku mori edhe shiritin e kapitenes, por FIFA dhe UEFA nuk e lejuan kalimin, pasi ajo luajti për Shqipërinë pas pranimit Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Është normale të kemi emocione, sepse është një ndeshje më e veçantë se ndeshjet e tjera. Por, do të mundohemi që emocionet ti lëmë jashtë fushës dhe do të japim maksimumin që të fitojmë. Unë jam shumë e lumtur që përfaqësoj ngjyrat e Shqipërisë dhe do të jap maksimumin për Kombëtaren”, ka thënë Qëndresa gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se në Grup me Shqipërinë dhe Kosovën janë edhe Greqia dhe Malta.

Exit mobile version