Site icon Prishtinapress

Kosovarët po preken nga kanceri: Onkologjia e QKUK’ë ofroi mbi 20 mijë shërbime për të prekurit

Nga QKUK kanë bërë të ditur se Instituti i Onkologjisë ka ofruar më shumë se 20 mijë shërbime brenda katër muajve të parë të vitit 2019 për pacientët të cilët janë të diagnostikuar me kancer.

Sipas drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje prej 5% të rasteve të reja më këtë sëmundje.

Sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e punës për vitin 2018, në të njëjtën periudhë kohore kishte 475 pacientë.  “ Nuk është shumë alarmante kjo, pasi që, në krahasim me vendet fqinje, ne kemi numër shumë më të vogël. Në Maqedoni, gati pesë mijë raste të reja diagnostikohen në vit, me një popullatë pak ma të madhe se Kosova”.

“Pra, tek ne, përqindja e këtyre rasteve është shumë më e vogël. Një prej faktorëve është që ne jemi popullatë e re  dhe nuk i mbërrijmë ato mosha të shtyra, kur kanceri është më i pranishëm”, ka deklaruar Kurtishi.

Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë. Deri në këtë kohë janë paraqitur 121 raste. Në vendin e dytë radhitet kanceri i mushkërive me 82 raste.

Dr. Kurtishi, më tutje thekson se evidentimi i rasteve bëhet me rregull, duke shpresuar se shpreson që shpejt të kemi edhe kancer-regjistër në Kosovë, pra të kemi të dhëna të sakta për secilin qytetar të Kosovës, i cili diagnostikohet me kancer”.

Në Onkologji trajtohen më shumë se 1500 pacientë,përfshirë pacientët që vazhdojnë trajtimin nga viti i kaluar dhe pacientët e paraqitur këtë katër mujor.

Exit mobile version