Site icon Prishtinapress

Kosovarët pengohen në Durrës, Policia e Shqipërisë i kërcënojnë me arrestime nëse vazhdojnë ti ndajnë ndihmat

Një grup i të rinjëve kosovarë, kishin marrë rrugën mbrëmë për në Durrës, me qëllimin që ti ndihmonin të prekurit nga tërmeti.

Me të mbërritur në destinacionin në të cilin ishin nisur, këta të rinjë u penguin nga Policia e Shqipërisë si dhe disa zyrtarë tjerë institucionesh, pasi që kishin filluar ti shpërndanin ndihmat e tyre për qytetarët e Durrësit.

Sipas Jeta Berishës, Policia Shqiptare i kërcënoi ata edhe me arrestime në qoftëse vazhdojnë të i shpërndajnë ndihmat.

Më poshtë gjeni video dhe postimin e plotë të Jeta Berishës:

Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti.

Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit.

Në momentin e parë që zbritëm nga autobusët, ne ishim numër, ndërsa qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë.

“Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur”…

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe seksualisht.

Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë.

Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arrestime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.

Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē “Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”.

Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra.

P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Exit mobile version