Site icon Prishtinapress

Kosovarët kundërshtojnë idenë për ndarje të Kosovës

62% e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë qe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj, derisa 96% e tyre thonë se Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës, kurse 91% e shqiptarëve të anketuar mendojnë që Veriu i Kosovës nuk duhet ti bashkohet Serbisë.

Këto të gjetura u bënë të ditur në konferencën e sotme të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku po marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri si dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë.

Në sondazhin e prezantuar pjesë e të cilit ishin rreth 1100 anketues, u theksua se 69% e kosovarëve thonë që Lugina e Preshevës derisa 91 % e shqiptarë e vlerësojnë se Veriu i Kosovës nuk duhet të i bashkohet Serbisë.

Ndërkohë një gjetje tjetër e këtij sondazhi është nëse Kosova duhet të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë (në rast të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë) me ç’rast 43% e qytetarëve e përkrahin këtë ide, kurse 50% e refuzojnë atë.

 

Exit mobile version